Aplikimi

Bëhu tani pjesë e Konkursit

KONKURSI LETRAR “ÇMIMI DRITËRO”

Shtëpisë Botuese “Dritëro”, çelin Konkursin Kombëtar Letrar “Çmimi Dritëro”.
Qëllimi i konkursit këtë vit, është zbulimi i talenteve të reja, divulgimi dhe promovimi i artit në të gjitha format e tij, dhe përdorimi i frytshëm dhe edukativ i mediave sociale.

DORËZIMI & MËNYRA E VOTIMIT

Krijimi mund të jetë i botuar ose i pabotuar më parë. Nuk ka kriter për gjatësinë dhe temen e krijimit, por theksojmë se tekstes qe shkelin normat e etikes dhe sjelljes, nuk do te pranohen. Autori mban përgjegjësi për te drejtat e autorit te tekstit qe ka derguar. Pjesëmarrja në konkurs është falas.
Mosha e pjesëmarrësve: Konkursi është i hapur vetëm për krijuesit deri në moshën 35 vjeçare.

DORËZIMI & MËNYRA E VOTIMIT

• Faza e parë e Konkursit parashikon mbledhjen e krijimeve përmes rrjeteve sociale dhe në adresën [email protected], poezi, prozë poetike, tregim i shkurtër, reportazh i shkurtër publicistik.
• Në 13 tetor do të publikohet lista e të përzgjedhurve nga gjykimi paraprak. Krijimet e zgjedhura do t’i nënshtrohen votës sociale në faqet e autorizuara online për të publikuar Konkursin.
• Votës së lexuesit do t’i shtohet gjykimi i ekspertëve të Jurisë, emrat e të cilëve do të publikohen në një moment të dytë. Vini re që vota sociale, mundet ose jo të merret në konsideratë nga ana e Jurisë që do të gjykojë profesionalisht.

DORËZIMI & MËNYRA E VOTIMIT

Vendi i parë “Çmimi Dritëro 2021”: 50.000 Lekë
Vendi i dytë: 20.000 Lekë
Vendi i tretë: 15.000 Lekë
Krijimet fituese do të publikohen në seksionin e posaçem webfaqen www.driteroagolli.org ose faqet partnere.
Të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me një Certifikatë Pjesëmarrjeje elektronike.