RRETH DRITËRO AGOLLIT

Jeta e Hershme

U lind më 13 tetor 1931 në Menkulas të rrethit të Devollit afër Korçës dhe u nda nga jeta më 3 shkurt 2017 në Tiranë. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjìmnazin e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë. Ai vazhdoi studimet e tij në Fakultetin e Arteve në Shën Petersburg. Ka punuar shumë kohë si gazetar në gazetën e përditshme “Zëri i popullit” dhe për shumë vjet ka qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Për 30 vite me radhë Dritëro Agolli u zgjodh deputet. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash, etj. 

Foto Dritero (14)

Krijimtaria

Për nga gjinitë, krijimtaria e Dritëro Agollit është e larmishme. Vepra e tij poetike më e shquar është “Nënë Shqipëri” (1975), ku krijohet figura e Atdheut me traditat heroike, me vështirësitë e shumta që ndeshi në rrugën e vet dhe me vendosmërinë për të përballuar çdo pengesë e armik. Në një sërë vjershash dhe poemash, Dritëro Agolli pasqyron frymën heroike të periudhës së Luftës Nacional-Çlirimtare. Në prozë, bëri emër sidomos romani Komisari Memo (1969), në të cilin pasqyrohet roli i madh edukues dhe drejtues në vitet e Luftës Nacional – Çlirimtare. Nga ngjarjet e kësaj periudhe e merr subjektin edhe romani Njeriu me top (1975), që flet për ndikimin e luftës çlirimtare në mentalitetin e njerëzve. Dritëro Agolli ka botuar edhe mjaft tregime e novela nga jeta e sotme

Tituj të veprave

Në rrugë dolla, 1958
Hapat e mia në asfalt, 1961
Zhurma e erërave të dikurshme, 1964
Shtigje malesh dhe trotuare, 1965
Mesditë, 1969
Komisari Memo, roman, 1969
Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, roman 1973
Njeriu i mirë, tregime – 1973
Nënë Shqipëri, 1974
Njeriu me top, 1975
Fjala gdhend gurin, 1977
Trëndafili në gotë, roman, 1980
Fytyra e dytë, dramë
Mosha e bardhë (dramë)
Udhëtoj i menduar, 1985
Pelegrini i vonuar, 1993
Kalorësi lakuriq, roman – 1996
Vjen njeriu i çuditshëm, poezi – 1996
Arka e djallit, roman – 1997
Teshtimat e lirisë: njeriu, politika dhe kultura – 1997
Fletorka e mesnatës, 1998
I përndjekuri i dashurisë, poezi – 2013
Prit edhe pak, poezi – 2016
E bukura, lozonjarja, tokësorja Grua, poezi – 2017
Nulla dies sine linea, aforizma – 2017

 

Referencat

Previous
Next

Disa nga Librat me te Njohur

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo. 

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.

Arritjet dhe Cmimet

Vlerësime ndër vite

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo. Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo. Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis.

Dritëroi, shihet, është i lodhur, por mendja e tij është jashtëzakonisht e kthjellët, është, vërtet, diamantore...

Rexhep Qosja

Ky libër jashtë shtigjeve të rrahura na sjell ngazëllim që na përtërihet vazhdimisht. Ai të kujton “Revizorin” e Gogolit me ofendimet me humor që patën dashur Volteri apo Didëroi. Këtu gjithçka është ironike, e balancuar për bukuri, por pa krahë. Dhe dinamiti mbulohet me petale. Një autor që meriton një famë evropiane.

Alain Bosquet

Le Figaro, 26.07.1990

Alain Boquet

Agolli, është Kafka, me pak më shumë diell...

François Nourrissier

Le Figaro, 30.06.1990

Vepra e Dritëro Agollit na intereson edhe për vlerën e saj universale. Heroin e saj, në të njëjtën kohë komik dhe jetësor, në të njëjtën kohë i tallur dhe tallës, e shohim si një Don Kishot të mjerë, që kalëron mbi tokën mëmë, por edhe gjetkë, viktimë e një bote që e ka ndihmuar për ta ndërtuar, por jo gjithnjë me naivitet…

Pierre Gamarra

Na Shkruani